Autobusi me bashkatdhetarë nga Kosova, rrokulliset në Serbi

Autobusi me bashkatdhetarë nga Kosova, rrokulliset në Serbi

07:19, 12/01/2022
A+ Aa A-

Një autobus nga Kosova ka rrëshqitur nga rruga në afërsi të Krushevacit në Serbi. Nga kjo rrëshqitje nuk ka pësuar asnjë udhëtar, kështu kanë konfirmuar për Telegrafin nga kompania “Zhitia Turist”.

Në një fotografi të siguruar  shihet autobusi i një kompanie turistike kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima por vetëm të lënduar.

Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës. Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco