Hedhja e nxënësit nga kati i dytë, detaje të reja nga drejtoresha e shkollës

Hedhja e nxënësit nga kati i dytë, detaje të reja nga drejtoresha e shkollës

07:18, 12/01/2022
A+ Aa A-

Drejtoresha e shkollës “Asdreni”, në Pejë, Agime Lajqi, ka folur në lidhje me rastin e hedhjes së nxënësit nga kati i dytë. Lajqi tha se ky është një rast i ndjeshëm për shkollën, teksa shtoi se nuk kanë informacion se çfarë e ka shtyrë nxënësin që të hidhet.

“Ky rast është ndjeshëm për shkollën, për nxënësit, kanë kaluar një ditë shumë të vështirë, është ndër ngjarjet më të vështira që kemi përjetuar sot”, tha drejtoresha.

“Me rastin është duke u marrë policia, teksa nuk ka pasur asnjë problem, asnjë incident që e ka detyruar që djali të hidhet nga dritarja”.

“Në radhë të parë urojmë që djali të merr veten dhe pastaj ta trajtojmë ngjarjen si rast, çfarë e shtyu për ta bërë një gjë të tillë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco