Pejë: nxënësi që u rrëzua nga kati i dytë i shkollës nuk është në gjendje të mirë

Pejë: nxënësi që u rrëzua nga kati i dytë i shkollës nuk është në gjendje të mirë

07:16, 12/01/2022
A+ Aa A-

Një fëmijë ka rënë nga kati i dyti i një shkolle fillore në Komunën e Pejës.

Fëmija fillimisht është dërguar në Spitalin e Pejës dhe më pas është përcjellë për në QKUK.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti. “Pacienti është përcjellë në QKUK për shkak të politraumës. Do të thotë ka lëndime të rënda. Është viti i lindjes 2008. Ka gjakderdhje në kokë dhe në dy duart, por si politraumë ka shkuar atje. Gjendja nuk është e mirë”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco