Ekzekutimi i shqiptarit në sy të gruas dhe fëmijës, suedezi: Erdha në Londër që të takoj një vajzë

Ekzekutimi i shqiptarit në sy të gruas dhe fëmijës, suedezi: Erdha në Londër që të takoj një vajzë

17:30, 11/01/2022
A+ Aa A-

Boksieri suedez Anis Hemissi ka mohuar akuzat se vrau Flamur Beqirin, dy vjet më parë. Krimi ka ndodhur në prag të Krishtlindjeve në Londër.

Shqiptarit nga Kosova, Beqiri i është bërë atentat në sy të gruas dhe fëmijës. Autori i dyshuar i vrasjes ka mohuar që të ketë udhëtuar nga Kopenhageni në Londër për ndonjë ngjarje kriminale.

Hemissi ka thënë se ka njohur një vajzë në “Facebook” dhe se me të ka shkuar të shohë edhe një film.

Prokurorët dyshojnë se Hemissi ishte pjesë e një ekipi prej katër vrasësish të dërguar nga Suedia për të vrarë Beqirin, si pjesë e një rivaliteti të dhunshëm midis dy rrjeteve të krimit të organizuar në vendin skandinav.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco