EMRAT/ Ndryshime në Policinë rrugore, lëvizin shefat në disa qarqe të vendit

EMRAT/ Ndryshime në Policinë rrugore, lëvizin shefat në disa qarqe të vendit

13:38, 11/01/2022
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur një sërë ndryshimesh në Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe.   

Burime nga policia thanë se, kjo bëhet për të rritur më shumë masat për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Emërimet dhe lëvizjet e reja:

Ali Yzeiri, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat, është transferuar dhe emëruar specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore.

Valentin Florini, deri tani specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, është emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier.

Ylli Kondi, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier, është transferuar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat.

Janaq Zarka, deri tani shef i Analizës dhe Informacionit Kriminal në DVP Fier, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë.

Naun Doko, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër.

Altin Dervishaj, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër.

Valmir Nikolli, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër, është transferuar dhe emëruar në Akademinë e Sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco