Vdekja e 3-vjeçarit/ Gjykata e Fierit vendos '30 ditë burg' për edukatoren

Vdekja e 3-vjeçarit/ Gjykata e Fierit vendos '30 ditë burg' për edukatoren

10:54, 11/01/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg për 30 ditë” për edukatoren Redina Binjaku, e arrestuar pas vdekjes së fëmijës 3-vjeçar në kopshtin privat ku ajo punonte. Binjaku nuk shkoi në gjykatë, por u përfaqësua nga avokati i saj Ylli Asimetaj, i cili kërkoi masë sigurimi arrest në shtëpi.

Gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e avokatit, por ka pranuar atë të prokurorit dhe ka urdhëruar arrest me burg 30 ditë dhe shoqërimin e saj në dhomat e paraburgimit të IEVP në Fier.

Në vendim thuhet se Binjaku ka të drejtën e ankimimit të vendimit në Apelin e Vlorës brenda 5 ditëve që nesër.  

Redina Binjaku, 27 vjeçe, akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”sipas nenit 289/1 të Kodit Penal. Gjyqtar i çështjes është Alfred Ikononi dhe prokuror Hysen Ajasllari.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco