Makina përplas biçiklistin te ‘Pallati i Brigadave’ në Tiranë

Makina përplas biçiklistin te ‘Pallati i Brigadave’ në Tiranë

20:46, 10/01/2022
A+ Aa A-

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë.

Makina mësohet se ka përplasur biçiklistin te “Pallati i Brigadave”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.01.2022, rreth orës 20:00, te "Pallati i Brigadave", mjeti me drejtues shtetasin K. B., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin S. D., 28 vjeç.

Si pasojë e aksidentit shtetasi S. D., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco