Bilanci i COVID/ 1 humbje jete dhe 793 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID/ 1 humbje jete dhe 793 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

16:48, 10/01/2022
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike COVID-19.

Nga 4996 testime, kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi 793 qytetarë. 

Sot është regjistruar një humbje jete.  

Në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. 

Situata
793 raste të reja: 493 në Tiranë, 37 në Gjirokastër, 36 në Durrës, 31 në Vlorë, 18 në Sarandë, 16 në Lushnje, 14 në Krujë, nga 11 qytetarë në Gramsh, Kavajë, 10 në Kuçovë, 9 në Kurbin, nga 8 qytetarë në Kamëz, Dibër, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Skrapar, Devoll, Delvinë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Himarë, Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Tepelenë, Përmet, nga 3 qytetarë në Patos, Divjakë, Pogradec, nga 2 qytetar në Berat, Korçë, Selenicë, Fier, Vorë, Shijak, Has, Kukës, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan.  

Janë 13,786 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 77 vjeçe.

Janë shëruar 346 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,460 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (10 Janar 2022) 

Raste të reja ditore         793
Të shëruar në 24 orë       346
Të shtruar në spitale       129
Humbje jete në 24 orë    1
Testime ditore                 4996 

Testime totale              1,534,665 
Raste pozitive                 220,487
Raste të shëruara           203,460
Raste Aktive                      13,786
Humbje jete                         3,241 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            6922
Fier                 1165
Durrës             1102
Elbasan           950
Vlorë                830
Shkodër          803
Gjirokastër     533
Berat               455
Lezhë              401
Korçë               335
Dibër                177
Kukës               113

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco