Atentati/ Dëshmia e Bejtjes dhe Stafukës: I dhamë gaz makinës që...

Atentati/ Dëshmia e Bejtjes dhe Stafukës: I dhamë gaz makinës që...

11:17, 10/01/2022
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Larushkë, pranë Niklës në Fushë-Krujë. Gentjan Bejtja dhe Klodian Stafuka u paraqitën pranë Spitalit të Traumës të plagosur.

Ngjarja ndodhi pranë një karburanti, ndërsa të dy ata ishin duke lëvizur me makinë, në momentin që janë qëlluar.

Policia ka shoqëruar katër persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, për atentatin e mbrëmshëm ndaj Gentian Bejtjes 40 vjeç dhe shokut të tij Klodian Stafuka. Deri tani policia thotë se nuk ka ende persona të dyshuar për atentatin. Nga marrja në pyetje dy personat që ishin shënjestër e atentatit pak të dhëna i kanë dhënë policisë.

“Ishim në Fushë-Krujë e po ktheheshim në shtëpi. Na doli në rrugë një makinë e zeze që qëlloi në drejtimin tonë. I dhamë makinës gaz që të shpëtonim nga plumbat. Nuk e pamë kush na qëlloi, vetëm dëgjuam breshërinë e plumbave. U shmangëm sa mundëm për të shpëtuar. Nuk i pamë kush ishin se dolën nga errësira e na qëlluan”, kanë deklaruar Bejtja e Stafuka.

Nga hetimet policia thotë se në vendin e atentatit nuk kanë mundur të sigurojnë pamje filmike që mund t’i çonin drejt identifikimit të autorëve. Është gjetur një segment pa kamera sigurie, por po përpiqemi që nga telefonat e Bejtjas dhe Stafukës të zbulojmë me cilët persona kanë folur së fundi, dhe me cilët kanë qenë në takim në Fushë-Krujë sepse ata nuk japin të dhëna për konfliktet që kanë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja, të cilat janë administruar nga hetuesit.

Gentjan Bejtja dhe Klodian Stafuka nuk janë të panjohur për policinë. Në vitin 2016, Bejtja i ka shpëtuar një atentati me eksploziv në makinë. Emri i Bejtjas është lidhur edhe me ngjarjen e vitit 2013, ku ai u akuzua bashkë me Enver Stafukën se vodhën makinën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco