VIDEO/ Vdekja e 3-vjeçarit, pikëpyetje të forta për ndërmjetësin e lartë...

VIDEO/ Vdekja e 3-vjeçarit, pikëpyetje të forta për ndërmjetësin e lartë...

11:12, 10/01/2022
A+ Aa A-

Familjarët e fëmijës 3-vjeçar, që humbi jetën aksidentalisht pak ditë më parë në një kopsht privat në Fier, kanë ngritur dyshime në lidhje me ngjarjen. Në një deklaratë për mediat, ata shprehën pakënaqësi ndaj policisë dhe hetimeve të kësaj ngjarjeje

Nga SYRI TV

Familjarët kërkojnë të shohin kamerat e sigurisë së kopshtit privat ku ndodhi ngjarja, pasi nuk janë të bindur me versionin e dhënë deri më tani nga hetimet, se fëmija është mbytur me kapuçin e xhupit teksa ishte duke tentuar të merrte çantën.

Ndërkohë ata kanë ngritur dyshime edhe për ndërmjetësimin që u është ofruar nga Vangjel Ndreko, ish-kryetar i Këshillit të Qarkut në Fier.

Sipas familjarëve, Vangjel Ndreko i ka garantuar që kopshti ka kamera sigurie dhe çështja do të zbardhet, por deri më tani nuk u janë vënë në dispozicion pamjet.

Ata kërkojnë hetime të mëtejshme, pasi e cilësojnë si vrasje të dytë mbylljen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco