Po kalonte ilegalisht kufirin me shtatë kilogram hashash, kapet shqiptari në Iguminicë

Po kalonte ilegalisht kufirin me shtatë kilogram hashash, kapet shqiptari në Iguminicë

09:13, 10/01/2022
A+ Aa A-

Ndaj tij kishte një masë sigurie por nuk e pengoi shqiptarin të kalonte në këmbë kufirin me një çantë udhëtimi në të cilën kishte një sasi të konsiderueshme kanabisi të papërpunuar.

Polica e ka lokalizuar shqiptarin duke ecur në Igumenicë të cilin më pas e kanë ndaluar dhe kontrolluar.

Në çantën e tij u gjeten 7 kilogramë kanabis dhe 100 euro, që më pas u konfiskuan nga polica greke.

Shqiptari është dërguar në Prokurorinë Publike të Thesprotisë dhe akuzohet për posedim, import, transport dhe trafik droge dhe hyrje të paligjshme në vend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco