Emergjenca Civile në Shqipëri në alarm, pas tërmetit 5.3 ballë në Greqi

Emergjenca Civile në Shqipëri në alarm, pas tërmetit 5.3 ballë në Greqi

07:10, 10/01/2022
A+ Aa A-

Pas tërmetit 5.3 ballë që goditin qytetin Florina në Greqi mbrëmjen e së dielës, lëkundjet që janë ndier edhe në Shqipëri kanë ngritur në alarm Emergjencat Civile. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi se "... të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situatë" 

Shtypi grek bëri të ditur sot se Florina është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.3 ballë:  "Një tërmet me magnitudë 5.3 u regjistrua në Greqinë veriperëndimore të dielën vonë, tha Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës. Nuk pati raportime për të lënduar, megjithëse disa ndërtesa pësuan dëme të vogla. Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ) raportoi më herët se lëkundjet ishin me magnitudë 5.8.

Instituti Gjeodinamik Grek tha se tërmeti ra në orën 23:43. 2 km nga qyteti i Follorinës dhe në një thellësi prej 14 km. Autoritetet greke thonë se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura të hënën për arsye paraprake dhe sigurie."

Pak pasi tërmeti u ndie edhe në vendin tonë, 3.8 ballë në orën 22:28 në Bilisht dhe pas një ore, 4 ballë po në Bilisht, Ministri Peleshi shkroi në Fb: 

"Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64. Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate."

Image

Image

 

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco