EMRAT/ Atentat me armë zjarri në Fushë Krujë, dy të plagosur, dërgohen te Trauma

EMRAT/ Atentat me armë zjarri në Fushë Krujë, dy të plagosur, dërgohen te Trauma

18:50, 09/01/2022
A+ Aa A-

Dy persona të plagosur me armë zjarri në një atentat në Fushë Krujë janë paraqitur këtë mbrëmje në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Syri.net mëson se të plagosurit janë shtetasit Klod Stafuka dhe Gentjan Bejtja. 

Ky i fundit është personazh i njohur për policinë, pasi rezulton i përfshirë në disa ngjarje kriminale.  

Inspektorë të krimeve të Komisaritit të Krujës janë nisur për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për të marrë informacione për ngjarjen.

Syri sjell edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco