Doda: Dhuna e gazi ndaj demokratëve çnjerëzore, futja e policisë në seli akt i rëndë

Doda: Dhuna e gazi ndaj demokratëve çnjerëzore, futja e policisë në seli akt i rëndë

17:53, 09/01/2022
A+ Aa A-

Deputetja e PDIU-së Mesila Doda, ka komentuar protestën e zhvilluar nga demokratët në selinë e PD-së.

Doda thekson se dhuna e gazi ndaj demokratëve ishte një akt çnjerëzor, duke shtuar se futja e policisë në seli ishte një akt shumë i rëndë.

Postimi i Mesila Dodës:

Disa te verteta qe nuk mund te rri pa i thene per protesten e djeshme…

-Mos flisni me per dhunen e protestuesve se eshte turp… simboli i asaj proteste ishte Fatmir Merkoci qe hipi ne shkalle per te folur e vene flamurin e PD dhe mori gaz mbytes e karrige kokes si qerasje

-Dhuna dhe gazi ndaj demokrateve ishte cnjerezor. Ai qe u hodh nga brenda selise dhe ai qe u hodh nga forcat e policise, ndaj eshte e turpshme te flitet sot per profesionalizem te forcave te policise. Mqs kane pafytyresine te genjejne e te thone qe nuk ishte gaz ai qe u hodh, di te them qe kjo eshte te marresh shqiptaret per idjot… demokratet u trajtuan ne shtepine e tyre ashtu siç i trajtoi Llesh Kimiku dy vjet me pare

-Futja e policise mes demokrateve ishte akti me i rende ne keto vite demokraci. Zyrtarisht kjo shenon krizen e demokracise shqiptare ku opozita u perthith nga pushteti…

Ka shume per te reflektuar por sot ekziston rreziku qe opozita te kaloje ne disidence.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco