Kërcet arma në Dimal, një i plagosur

Kërcet arma në Dimal, një i plagosur

17:37, 08/01/2022
A+ Aa A-

Pasditen e sotme, një person 36 vjeç është plagosur me armë zjarri në Dimal.

Sipas policisë i plagosuri është E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik dhe autori është N.T. 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz.

Nga burimet mësohet se sherri ka nisur në një lokal në lagjen “4 Shtatori”.

50 vjeçari pas sherrit ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 36-vjeçarit duke e plagosur në këmbë.

Po sipas policisë i plagosuri pasi mori mjekim në spital është larguar drejt shtëpisë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco