Aksident i rëndë në Tunelin e Kalimashit, dyshohet për një viktimë

Aksident i rëndë në Tunelin e Kalimashit, dyshohet për një viktimë

20:57, 07/01/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në brendësi të Tunelit të Kalimashit.

Ka dyshime se nga aksidenti një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë brenda tunelit, në rrugën në drejtim të Tiranës.

Shërbimet e policisë, urgjencës dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Kukës/ Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë  përplasur dy automjete,  me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për  Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në  vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco