Asnjë humbje jete nga COVID pas 6 muajsh/ Gafa e MSH, ngushëllon 'familjet e viktimave'

Asnjë humbje jete nga COVID pas 6 muajsh/ Gafa e MSH, ngushëllon 'familjet e viktimave'

18:58, 07/01/2022
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 8,105 testime, kanë rezultuar me koronavirus 1,781 qytetarë, një shifër mjat e lartë (Dje u konfirmuan 1,648 qytetarë të infektuar). 

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete, për herë të parë që nga muaji gusht 2021. 

Por pavarësisht nga kjo, Ministria e Shëndetësisë ka bërë një lapsus, pasi në njoftimin e shpërndarë për mediat ka "ngushëlluar familjet e viktimave".  

Image

278 është numri i të shëruarve sot. 

Në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar

Situata

Janë kryer 8,105 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,781 qytetarë, në këto bashki: 919 në Tiranë, 93 në Durrës, 68 në Shkodër, 60 në Fier, 59 në Vlorë,  55 në Gjirokastër, 41 në Lushnje, 34 në Berat, 32 në Sarandë,  29 në Lezhë, 25 në Mat, 26 në Kamëz, 70 në Elbasan, 17 në Mallakastër, Korçë, Pogradec, 14 në Skrapar, 13 në Krujë, Kavajë, Patos, Divjakë, 11 në Peqin, 10 në Vorë, Gramsh, Librazhd, 9 në Tepelenë, 8 në Përmet, Kolonjë, Dimal, 7 në Kurbin, 6 në Tropojë,  Kuçovë, 5 në Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, 4 në Pukë, Shijak, Delvinë, Konispol, 3 në Fushë Arrëz, Devoll, Belsh, 2 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Mirditë, Klos, Rroskovec, Selenicë, Dropull, Këlcyrë, 1 në Dibër, Cërrik.

Janë 10,789 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 278 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,664 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (07 Janar 2022) 
Raste të reja ditore         1,781
Të shëruar në 24 orë       278
Të shtruar në spitale       111
Humbje jete në 24 orë    0
Testime ditore                 8,105 

Testime totale              1,516,613 
Raste pozitive                 216,686
Raste të shëruara           202,664
Raste Aktive                      10,789
Humbje jete                         3,233 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë           5,155
Fier                 1009
Durrës             914
Elbasan           757
Shkodër          690
Vlorë                688
Berat               380
Gjirokastër     392
Lezhë              308
Korçë               261
Dibër                145
Kukës               90

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco