Fshehje pasurie dhe pastrim parash/ GJKKO kthen për rihetim anëtaren e KPK, Brunilda Bekteshi

Fshehje pasurie dhe pastrim parash/ GJKKO kthen për rihetim anëtaren e KPK, Brunilda Bekteshi

16:43, 07/01/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme, kthen për rihetim dosjen e Brunilda Bekteshit, anëtare pranë Komisionin të Pavarur të Kualifikimit.

Vendimi për kthimin e dosjes është marrë nga gjyqtari Erjon Bani.

Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar pushimin e hetimeve për Brunilda Bekteshi, e cila akuzohet për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

Në vendimin e saj gjykata argumenton se "hetimet për Bekteshin duhet të vijojnë pasi Prokuroria nuk ka hetuar plotësisht veprimet për blerjen e shtëpisë". 

Kallëzimi për Brunilda Bekteshin është bërë nga Bujar Hoti dhe shoqata “Për Drejtësi”.

Anëtarja e KPK-së, Brunilda Bekteshi u kallëzua penalisht në SPAK nga Bujar Hoti dhe shoqata “Për Drejtësi", duke kërkuar hetimin e saj për mosdeklarim të një apartamenti dhe parregullësi në deklarimin e një kredie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco