Sërish alarm për bombë tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Sërish alarm për bombë tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

14:09, 07/01/2022
A+ Aa A-

Sërish është dhënë alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtin.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka thënë Ahmeti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco