EMRAT/ Skandali i pagave, të dhënat e shqiptarëve u shitën për 20-30 mijë lekë

EMRAT/ Skandali i pagave, të dhënat e shqiptarëve u shitën për 20-30 mijë lekë

11:21, 07/01/2022
A+ Aa A-

Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi janë katër personat e arrestuar për skandalin e publikimit të pagave.

Qirjako dhe Agaraj akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ kryer në bashkëpunim.

Sota akuzohet për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’. Ikonomi akuzohet për veprën penale ‘Korrupsioni pasiv në sektorin privat’.

I proceduar penalisht në gjendje të lirë është edhe shtetasi Ervin Muça, detyrë Drejtor i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Klodian Sota ia ka dhënë materialet e marra nga kolegia Eni Qirjako në të gjitha rastet kundrejt vlerës 20 000 lekë sa herë që ai i ka dhënë të dhënat e kërkuara. Nga hetimi është konstatuar se këto të dhëna pasi shtetasja Eni Qirjako, ia kalonte në e-mail në programin Ëe Transfer, i ka shkarkuar në kompjuterin e tij të punës dhe pastaj i ka kopjuar në CD, dhe ia ka dërguar dorazi në periudha të ndryshme kohore shtetasit Klodian Sota.

Nga aktet e administruara konstatohet se shtetasi Klodian Sota, të dhënat e pagave të nxjerra nga databasa e ‘Sistemit Cats’, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marra nga shtetasi Andi Agaraj, punonjës i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ia ka dhënë shtetasit Endri Ikonomi kundrejt një shpërblimi prej 20 000 deri në 30 000 lekë.

Gjithashtu nga veprimi hetimor është konstatuar se me procesverbalin e sekuestrimit të datës 28 dhjetor 2021, policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e shtetasit Klodian Sota një Hard Disk të jashtëm, në të cilin dyshohet se gjenden të gjitha të dhënat e pagave të nxjerra nga databaza e ‘Sistemit CATS’, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marrë nga shtetasi Andi Agaraj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini07/01/2022 15:13

E ha kush kete genjeshter? E para shifra duhet te jete e sakte se nuk u shiten per 20-30 mije, o 20 o 30 mije. Mund te kene negociuar per shifren, por ne fund jane paguar o 20 o 30. Po ta kishte nxjerre prokuroria se u shiten per 300 mije leke te reja, ndoshta banoret e zonave te thella malore, qe izolohen per muaj te tere nga bora edhe mund ta besonin. Dhe ajo qe i paska marre i ka derguar me email duke perdorur ate te zyres, qe eshte lehtesisht i gjurmueshem dhe i lexueshem. Apo keto duheshin thene qe te tregonin punen me profesionalizem te larte te prokurorise. Ne FB sikur te kishte hedhur kerkesen ai qe i shiti per 30 mije leke, brenda 2 oreve do tia kishte 100 fishuar cmimin. E bukura eshte se i besojne edhe vete genjeshtrat qe thone per te tjeret.

Shto koment

Denonco