VIDEO+EMRI/ Identifikohet viktima e aksidentit në Shkodër

VIDEO+EMRI/ Identifikohet viktima e aksidentit në Shkodër

10:28, 07/01/2022
A+ Aa A-

Disa orë pas aksidentit të rëndë, është identifikuar dhe i riu që mbeti viktimë në Shkodër.

Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se viktima është Isa Kotrri, 29 vjeç.

Ai ishte duke udhëtuar me një ‘Range Rover’, kur ka dalë nga rruga në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Mjeti ka rënë në një kanal dhe shoferi ka ndërruar jetë.

Policia Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, në aksin rrugor, Shkodër-Velipojë, automjeti tip ‘Range Rover’, ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco