Zbulohen emrat e dy të plagosurve në makinën që hodhën në erë në Tiranë Foto Ilustruese

Zbulohen emrat e dy të plagosurve në makinën që hodhën në erë në Tiranë

07:51, 07/01/2022
A+ Aa A-

Janë zbuluar emrat e të plagosurve në  makinën që e shpërthyen me eksplziv në Unazën e Re të Tiranës pas mesnate.

Ata janë: shoferi Mikel Harizaj 42 vjeç dhe pasagjeri Serini Dumi 26 vjeç. Të dy janë dërguar në spital.

Policia njoftoi për këtë ngjarje se:

Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco