RENEA terrorizon gazetarin dhe dy fëmijët e tij të mitur

RENEA terrorizon gazetarin dhe dy fëmijët e tij të mitur

21:22, 06/01/2022
A+ Aa A-

Gazetari Simon Shkreli është dhunuar pasditen e sotme nga forcat RENEA në qytetin e Shkodrës.

Sipas postimit të tij në Facebook, gazetari thekson se ai ka qënë në shoqërinë e dy fëmijët e tij të mitur, kur ka filluar dhuna pasi ka nxjerrë telefonin dhe ka filmuar një aksion të forcave RENEA në zonën e kryqëzimit të Ish Degës së Brendshme në Shkodër.

Postimi i plotë i Simon Shkrelit:

Sonte teksa kthehesha be shtepi me dy femijet e mij. Forcat Speciale RENEA po kryenin kontrolle ne zonen e Kryqezimit te Ish Deges se Brendeshme. Nderkohe une nxorra telefonin dhe po filmoja. Nderhyne forcat Renea dhe thane mos filmo. Une nxorra bexhin e gazetarit dhe ju thash jam gazetar. Prezent ishte edhe Drejtori i Policise Shkoder Hamdi Fjora dhe shefi i komisariatit Paulin Çupi. Drejtori Fjora me thirri afer makines se tij dhe une u afrova. Drejtori Fjora me tha: nuk te njohin. Une i thash s'kane nevoje te me njohin sepse kam bexhin. Aty nje nga efektivet e RENEA me thirri ne emer dhe me tha mos bertit. Une nuk bertas dhe jam ne punen time. Plus qe jam me dy femij. Aty me kapi njeri nga krahi dhe me tha ik se je me familje o bythqire se te tregojm ne. Dhe tjerti ke kapi nga gjoksi dhe me hoqi bexhin e gazetarit. Ne ato momente forcat RENEA u larguan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agimi07/01/2022 08:53

Urime! Na u be edhe nje hero tjeter. Suksese.

Shto koment

Denonco