RENEA kontrolle blic në Elbasan, disa të shoqëruar! Aksion i befasishëm edhe në Vlorë pas atentatit ndaj 36-vjeçarit

RENEA kontrolle blic në Elbasan, disa të shoqëruar! Aksion i befasishëm edhe në Vlorë pas atentatit ndaj 36-vjeçarit

19:56, 06/01/2022
A+ Aa A-

Forcat Speciale RENEA kanë bërë disa kontrolle blic këtë mbrëmje në disa zona të qytetit të Elbasanit dhe të Vlorës. Bëhet me dije se në fokus të kontrolleve është kapja e personave të shpallur në kërkim apo me precedent penal dhe arrestimi i personave që mbajnë armë pa leje.

Sakaq, të njëjtat burime bëjnë me dije se në Elbasan janë shoqëruar në komisariat disa persona këtë mbrëmje. Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije ndërsa detaje të reja priten në vijim.

Raportohet se kontrollet janë zhvilluar në disa banesa dhe lokale, ambiente të cilat dyshohet se frekuentohen nga persona me precedent penal. Elbasani është një ndër qytetet ku kriminaliteti është i lartë dhe shpeshherë kanë ndodhur atentate mafioze.

Kontrolle blic janë zhvilluar edhe në qytetin bregdetar të Vlorës. Mësohet se edhe në këtë qytet kontrollet kanë patur në fokus personat e shpallur në kërkim të cilët janë të përfshirë në ngjarje kriminale.

Ky aksion vjen dy ditë pas atentatit me armë zjarri ndaj të riut Djego Hanaj i cili u qëllua teksa po shkonte drejt banesës së tij. Në drejtim të Diego Hanajt është qëlluar 5 herë me kallashnikov, por e ka prekur vetëm një plumb në dorë.

Ai është ndjekur nga autorët dhe pritur deri sa ka dalë nga lokali për ta ekzekutuar. Makina e djegur e autorëve “Audi Q7” është gjetur i djegur në fshatin Trevllazën, ndërsa janë sekuestruar 6 kamera sigurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco