Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Të armatosur deri në dhëmbë, shkatërrohet banda me 5 shqiptarë në Itali

VIDEO/ Të armatosur deri në dhëmbë, shkatërrohet banda me 5 shqiptarë në Itali

19:50, 06/01/2022
A+ Aa A-

Të armatosur dhe të organizuar me tehe e gurë fleksibël për të prerë muret dhe për të hapur kasafortat, me radio për të komunikuar gjatë aksioneve, me telefona të fikur për të mos u përgjuar, të kompletuar me armë dhe shkopinj bejsbolli që nuk ngurrojnë t’i përdornin, brutalisht.

Kështu e përshkruajnë mediat italiane një bandë shqiptarësh që merreshin me grabitje.

Karabinierët në Padua kanë arritur ta shkatërrojnë grupin e shqiptarëve që merreshin me vjedhje të rënda në këtë zonë. Të pestë të arrestuarit janë të gjithë shqiptarë nga mosha 30 deri 40 vjeç, disa me precedentë penalë, të akuzuar për vepra të rënda të tilla si bashkëpunim kriminal, grabitje, armëmbajtje pa leje, marrje të mallrave të vjedhura dhe plagosja të rënda.

Së paku 40 grabitje mendohet se ka kryer kjo bandë në të gjithë Paduan, por edhe në zona të tilla si Toskana dhe Friuli.

Edhe pse grabitësit tentonin që të mos linin gjurmë, sërish ata arritën që të kapeshin nga karabinierët. Baza e tyre logjistike, ku u arrestuan pjesërisht,  ishte një apartament në Favaro Veneto, në rajonin e Venedikut, ku u gjetën armë, para dhe sende të vjedhura. Gjithashtu, u gjet një makinë e përdorur për bastisjet e fundit brenda së cilës ishte çanta me pajisjet e krimit, me të cilën hapnin xhamat e shtëpive të prekura pa i zgjuar pronarët që flinin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco