VIDEO+EMRI/ Përplasi nxënësin në Berat, arrestohet shoferi i ‘BMW’

VIDEO+EMRI/ Përplasi nxënësin në Berat, arrestohet shoferi i ‘BMW’

12:55, 06/01/2022
A+ Aa A-

Është arrestuar shoferi i BMW-së që përplasi një nxënës të shkollës së mesme ‘Kristaq Capo’ në Berat.

Ngjarja ndodhi gjatë paradites së sotme, dhe pas aksidentit shoferi i BMË është larguar me shpejtësi, por pak më vonë është arrestuar nga policia.

I arrestuari është Briano Qole, 24 vjeç nga Berati.

Adoleshenti i aksidentuar Zalo Prendi, sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.

Policia Berat/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:45  në aksin Rrugor, Ura e Goricës-Kombinat, shtetasi B. Q., duke drejtuar një automjet tip ‘BMW’, ka goditur një këmbësor rreth 16 vjeç dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

I dëmtuari është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco