Kosovë: momenti i arrestimit të zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit

Kosovë: momenti i arrestimit të zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit

12:06, 06/01/2022
A+ Aa A-

Shtatë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, në aksionin që po zhvillohet në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt, në kuadër të aksionit “Brezovica”.

Dy zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që u arrestuan sot janë Bedri Halimi dhe Mustafë Hyseni. Të dy të arrestuarit janë zyrtarë të Departamentit të Shpronësimit.

Demokracia.com ka siguruar pamje nga arrestimi i Bedri Halimit.

Ndërsa, pesë të arrestuar janë qytetarë të dyshuar për dhënie ryshfeti.

Aksioni është zhvilluar në 10 lokacione të ndryshme, në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë, raporton Demokracia.com.

Po ashtu, bastisje pati edhe në objektin e Ministrisë së Mjedisit.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyrat e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco