Mrekulli në Itali, shqiptarja lind fëmijën e 9-të pasi operohet në zemër pas infarktit

Mrekulli në Itali, shqiptarja lind fëmijën e 9-të pasi operohet në zemër pas infarktit

12:45, 06/01/2022
A+ Aa A-

Kanë pasur fund të lumtur peripecitë e një gruaje shqiptare në Itali, e cila, në javën e 36-të të shtatzënisë, iu nënshtrua një operacioni në zemër për shkak të një infarkti e më pas solli në jetë vajzën, 2.430 kg.

Historia e pabesueshme ndodhi në qendrën spitalore universitare San Giovanni di Dio e Ruggi d’Aragona në Salerno, ku shqiptarja lindi fëmijën e saj të nëntë.

Gruaja, në shtatzëninë e 16-të, me nëntë fëmijë të lindur e shtatë aborte, u shtrua në spital në gjendje kritike, ishte duke kaluar infarkt kardiak dhe kishte dhimbje të mëdha.

Iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje tepër të ndërlikuar, kryer nga doktoresha Adele Pierri që arriti të hiqte me sukses një masë solide gjaku në një arterie kryesore.

Pasi u stabilizua nga ana kardiologjike, pacientja u transferua në repartin e shtatzënive në rrezik, drejtuar nga doktor Mario Polichetti, i cili, së bashku me doktor Francesco Marino, drejtor i spital obstetrik gjinekologjik, kreu një ndërhyrje cezariane për të lejuar lindjen e vajzës.

Nëna dhe fëmija janë ende në spital, në gjendje të mirë shëndetësore, nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco