Vazhdon operacioni në Kosovë me arrestime zyrtarësh: Prokuroria jep detajet

Vazhdon operacioni në Kosovë me arrestime zyrtarësh: Prokuroria jep detajet

10:32, 06/01/2022
A+ Aa A-

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë një deklaratë sot lidhur me zhvillimin e operacionit të sotëm policor, ku janë arrestuar shtatë persona, ndër ta dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit për ryshfet.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet: "Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyret e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Deri me tani janë arrestuar shtatë persona, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti si dhe pesë qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit. Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni," përfundon njoftimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco