VIDEO/ Pamje nga aksidenti tronditës në Greqi, vdes i riu shqiptar

VIDEO/ Pamje nga aksidenti tronditës në Greqi, vdes i riu shqiptar

10:20, 06/01/2022
A+ Aa A-

Aksidenti me makinë i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Greqi.

Mediet greke raportojnë se aksidenti ka ndodhur në Imathi në rrugën mes Meliki–Vergina, ndërsa i riu që ka humbur jetën është nga Korça. Të plagosur rëndë kanë mbetur 2 shokët e tij, që ishin me të në makinë.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë dalja nga rruga e mjetit, duke bërë që makina të përfundonte në një fushë. Siç shihet nga pamjet, makina është shkatërruar plotësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco