Dy të plagosur me thikë, viktima të 'tërbimit' të një adoleshenti

Dy të plagosur me thikë, viktima të 'tërbimit' të një adoleshenti

09:49, 06/01/2022
A+ Aa A-

Dy të rinj, njëri 18 dhe 20 vjeç kanë përfunduar në kirurugjinë e Lushnjës, të goditur me thikë. Plagët nuk duket se u rrezikojnë jetën, të paktën jo aq sa tronditja e shtrimit në një spital mjeran në të gjitha aspektet.

20-vjeçari me iniciale K.N dhe 18-vjeçari me iniciale E.S ranë viktima të tërbimit të një 17-vjeçari me iniciale D.K, banor i qytetit, që për motive banale i qëlloi me thikë pasditen e djeshme në lagjen “Skënder Libohova”.

Fyerja e adoleshentit duhet të ketë qënë shumë e madhe sa e ka nxitur atë të qëllojë dhe t’i plagosë të dy të rinjtë pa marrë parasysh se  vetë do të përfundonte në pranga.

Dhe si rrjedhim,specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë e arrestuan D. K, 17 vjeç, banues në Lushnjë,për tentativën për vrasje pas një konflikti për motive të dobëta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco