Masakra e Don Boskos/ Sekuestrohen mbi 100 kamera sigurie

Masakra e Don Boskos/ Sekuestrohen mbi 100 kamera sigurie

09:54, 06/01/2022
A+ Aa A-

Policia ka sekuestruar mbi 100 kamera sigurie nga zona e Don Boskos, ku u vra me armë zjarri Erion (Adriatik) Çela dhe u plagosën katër persona të tjerë.

Kamerat e sigurisë janë sekuestruar dhe po këqyren nga policia, me qëllim zbardhjen e itinerarit nga ka lëvizur makina e autorëve para dhe pas krimit, që tronditi kryeqytetin.

Gjithashtu po kontrollohen edhe serviset e varrezat e makinave, pasi ka dyshime që makina e krimit të jetë çuar për pjesë këmbimi.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e të plagosurit Edmond Crroj, që është daja i viktimës, si dhe i ka sekuestruar atij telefonat, për shkak të problemeve që ai ka pasur në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco