VIDEO/ Atentati ndaj 36-vjeçarit: Shenja plumbash dhe njolla gjaku

VIDEO/ Atentati ndaj 36-vjeçarit: Shenja plumbash dhe njolla gjaku

09:30, 06/01/2022
A+ Aa A-

Atentati i ndodhur në Vlorë në lagjen 'Pavarësia', ku mbeti i plagosur 36-vjeçari Diego Hanaj, ende nuk ka një autor. Policia ka sekuestruar 6 kamera sigurie që mendohet se kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe mund të zbardhë autorët dhe dinamikën e atentatit. Gjithashtu janë shoqëruar 8 persona gjatë mbrëmjes së djeshme që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes ende dallohen njollat e gjakut në rrugë dhe xhami i thyer i dyqanit nga breshëria e plumbave.

Në drejtim të 36-vjeçarit Diego Hanaj është qëlluar 5 herë me breshëri kallashnikovi, por atë e ka prekur vetëm një plumb në dorë. 36-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugë poshtë pallatit të tij, por ka parë persona që po e prisnin dhe është larguar me vrap.

Autorët pasi kanë shtënë në drejtim të tij janë larguar me një makinë tip 'Audi'. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco