VIDEO/ 36-vjeçari me të dashurën i grabit milionat dhe floririn kushërirës

VIDEO/ 36-vjeçari me të dashurën i grabit milionat dhe floririn kushërirës

08:35, 06/01/2022
A+ Aa A-

Një 36-vjeçar nga Tirana me të dashurën e tij 26-vjeçare nga Peshkopia ka planifikuar dhe e ka grabitur kushurirën e tij K.Gj. Vjedhja ka qënë e konsiderueshme, sepse bëhej fjalë për 1.400.000 lekë, 2770 euro, 340 paund dhe bizhuteri floriri. Të dy grabitësit janë shpallur në kërkim, kurse pasuria e grabitur u sekuestrua nga Komisariati nr.4 i Tiranës.

Po çfarë ndodhi?

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se vjedhja u dokumentua plotësisht:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në provat ligjore të grumbulluara, bënë shpalljen në kërkim të shtetasve:  L.D, 36 vjeç, banues në Tiranë, dhe Q.H, 26 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër.

36-vjeçari, pasi ka marrë informacion se kushërira e tij K.Gj, do të udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës me një valixhe me para, në bashkëpunim me të dashurën e tij Q.H, ka organizuar vjedhjen e valixhes.

E dashura Q.H. është paraqitur si udhëtare në linjën e furgonit me të cilin do të udhëtonte kushurira e tij K.Gj dhe pasi ka udhëtuar disa orë, ka zbritur në Tiranë, duke marrë edhe valixhen, me pretendimin se ishte e saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe disa bizhuteri floriri. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme procedurale, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco