Shpërthim tritoli në Vorë/ Reagon policia

Shpërthim tritoli në Vorë/ Reagon policia

23:27, 05/01/2022
A+ Aa A-

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një banesë në fshatin Muçaj në Vorë në orët e vona të mbrëmjes.

Sipas burimeve për media, eksplozivi mësohet se ishte vendosur në derën e jashtme të banesës së shtetasit me iniciale V. K.

Lënda shpërthyese ka qenë artizanale, me një forcë shpërthimi të vogël. Policia ka shkuar në vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe po heton

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 05.01.2022, në Vorë, në fshatin Muçaj, rreth orës 22:00, në rrugë, para portës së banesës së shtetasit V. K.,  një person ende i paidentifikuar ka hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale, pa shkaktuar as dëme në njerëz e as dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco