Dhunonte nënën që t’i jepte para, arrestohet 28 vjeçari shqiptar

Dhunonte nënën që t’i jepte para, arrestohet 28 vjeçari shqiptar

17:22, 05/01/2022
A+ Aa A-

Një djalë në Itali raportohet se ka keqtrajtuar dhe kërcënuar nënën e tij, duke shënuar një tjetër rast abuzimi në familje.

Autoritetet kanë arrestuar një 28 vjeçar shqiptar, banues në Umbertide, i cili dyshohet se ka sulmuar disa herë nënën e tij, raportojnë Karabinierët e Njësisë Operative të Città di Castello.

Ai e detyronte atë që t’i plotësonte kërkesat e vazhdueshme për para.

Një muaj më parë nëna e tij iu drejtua Karabinierëve për të bërë një denoncim, pasi djali e kishte kërcënuar me vdekje, pasi ajo nuk i kishte dhënë para.

Ai gjithashtu kishte shkatërruar shtëpinë duke thyer mobiljet dhe elektroshtëpiaket. Vetëm falë policisë ishte e mundur të shmangeshin pasoja më të rënda.

I riu u arrestua, por grupi i Gjykatës së Perugias vendosi të lehtësojë masën shtrënguese duke e urdhëruar të riun të largohej nga shtëpia e familjes dhe të mos afrohej më me nënën e tij.

Nga hetimet e mëpasshme të karabinierëve, rezultoi se kërkesat për para dhe keqtrajtimi vazhdonin prej disa kohësh, me sulme të vazhdueshme dhe qëndrime të dhunshme. Në këtë pikë, Prokuroria Publike e Perugias i kërkoi gjyqtarit hetues masën e paraburgimit në burg, duke hipotezuar edhe krime të rënda si zhvatja.

Kërkesa që u pranua nga gjyqtari. Kështu Karabinierët u paraqitën në shtëpinë e 28 vjeçarit dhe e arrestuan dhe e çuan në burgun e Capanne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco