Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhje direkte me demokratët e diasporës, nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli

Takimi i Gledis Nanos, drejtori i Policisë së Shtetit lë 4 porosi për vartësit

Takimi i Gledis Nanos, drejtori i Policisë së Shtetit lë 4 porosi për vartësit

14:57, 05/01/2022
A+ Aa A-

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano zhvilloi gjatë paradites së sotme një takim me drejtorët e departamenteve dhe drejtorët vendorë të policisë.

Fokus i takimit ishte marrja e masave të menjëhershme për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Porositë e Nanos për policinë ishin katër:

Thellimi i veprimeve hetimore, duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bashkëpunim dhe koordinim më të mirë mes strukturave policore që operojnë në pikat e kalimit kufitar, ato në terren e me shërbimet inteligjente, për marrjen në kohë të informacioneve për personat me precedent kriminal që kthehen nga jashtë shtetit dhe mbajtjen nën kontroll të tyre, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Intensifikimi i kontrolleve në territor, për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, bllokimin e automjeteve të vjedhura, kontrolle në varreza makinash e servise makinash ku mbahen të fshehura apo çohen makinat e vejdhura, që më pas bëhen pjesë e ngjarjeve kriminale.

Parandalimi i aksidenteve rrugore, duke intensifikuar kontrollet me makinën inteligjente, me radarët, mjete e paloguara, ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, duke filluar menjëherë edhe me këmbësorët që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Po ashtu mësohet se sot fillojnë në terren 443 kursanët e rinj, për të cilët Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi nga drejtorët vendorë, që t’i përkrahin dhe t’i motivojnë për të kontribuuar në përmirësimin e mëtejshëm të performancës së Policisë së Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco