Gjendet një person i mbytur në fshatin Drizë Myrteza Fier.
Burime për SYRI TV bëjnë me dije se burri që është gjetur i mbytur është Fiqeri Muhameti, rreth 57 vjeç.
Mësohet se ai po lëvizte me biçikletë në fshat dhe ka rënë në kanalin anësor të rrugës.
Policia Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:25, në fshatin Drizë-Myrtezaj, në një kanal vaditës është gjetur i mbytur shtetasi F. M., 56 vjeç, banues në Drizë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
© SYRI.net