Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhje direkte me demokratët e diasporës, nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli

Masakra në Don Bosko/ Spitali afër, por ambulanca u vonua gjysmë ore

Masakra në Don Bosko/ Spitali afër, por ambulanca u vonua gjysmë ore

11:47, 05/01/2022
A+ Aa A-

Detaje të reja janë mësuar për gjendjen shëndetësore për persona që mbetën të plagosur gjatë atentatit të ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, në zonën ‘Don Bosko’. Mësohet se Arben Dani dhe Azbi Selimaj ndodhen në pavion dhe janë jashtë rrezikut jetën.

Edmond Crroj, i cili mbeti i plagosur në pjesën e barkut, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rënduar dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga bluzat e bardha.

Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe vëllai i viktimës i cili ka mbetur i plagosur në pjesën e fytyrës. Mësohet se me kërkesë të familjarë, Blerim Çela tashmë po merr trajtim shëndetësor në një spital privat.

Viktimë e këtij atentati mbeti 35-vjeçari Erion Çela, i njohur ndryshe edhe me emrin Adriatik Çela.

Menaxheri i lokalit ku ndodhi masakra me 1 të vrarë dhe 4 të plagosur në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, ka treguar detaje të tjera lidhur me krimin e rëndë. Menaxheri tregon se ambulanca mbërriti me vonesë në vendngjarje, ndërsa thekson se viktima dhe të plagosurit nuk kanë patur asnjëherë probleme në lokalin të cilin e frekuentonin shpesh.

“Unë kam qenë te lokali te lokali brenda, ka ardhur një makinë tip C-Class dhe kanë gjuajtur në drejtim të lokalit, në drejtim të tavolinës ku kanë qenë ulur personat dhe aty kanë qenë 4-5 persona. Më parë kanë qenë gratë e tyre, rreth 5 minuta më vonë kanë ikur gratë dhe kanë ardhur disa persona të tjerë që kanë gjuajtur në drejtim të atyre. Për pjesën e lokalit, nga stafi nuk është dëmtuar asnjë siç flitet që një 19-vjeçar është dëmtuar. Nga pjesa e stafit nuk është asnjë i dëmtuar.

Erdhi ambulanca, ambulanca ka kaluar rreth 20 minuta, 30 minuta gati që Ushtaraku është afër, ka ardhur pas gjysmë ore gati. Kurse trupi i pajetë ka ngelur atje për gati 1 orë, 1 orë e ca.

Tek pjesa e lokalit nuk është se kanë pasur probleme të mëparshme, nuk e di për probleme të tjera, për pjesën këtu nuk kanë pasur probleme. Në lokal nuk ka ndodhur asnjë problem, edhe neve na ka ardhur papritur. Kanë qenë klientë të përhershëm, kanë këtë tabakinon këtu”, u shpreh menaxheri i lokalit ku ndodhi ngjarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco