Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhje direkte me demokratët e diasporës, nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli

Masakra në Don Bosko/ Edmond Crroi, i skeduar në Itali, Francë e Zvicër

Masakra në Don Bosko/ Edmond Crroi, i skeduar në Itali, Francë e Zvicër

11:33, 05/01/2022
A+ Aa A-

E shkuara e 41-vjeçarit Edmond Crroi dhe dy nipërve të tij, një prej të cilëve mbeti i vrarë, është pista kryesore ku është përqendruar hetimi i ngjarjes kriminale të së mërkurës në “Don Bosko”.

Burime pranë grupit të hetimit bënë me dije se shënjestër e atentatit, ku u vra një person e u plagosën 4 të tjerë dyshohet të jetë 41-vjeçari i plagosur Crroi. Kjo për shkak të problemeve të mëhershme që ka pasur me drejtësinë. Ai dyshohet të ketë qenë i skeduar në Itali, Francë e Zvicër.

Ndërkohë, nga marrja në pyetje e dy prej të plagosurve, që paraqiten në gjendje më të mirë shëndetësore, nuk janë përfituar të dhëna të vlefshme për hetimin. Ata kanë rrëfyer rrethanat se si ishin takuar dhe ulur në të njëjtën tavolinë, por nuk kanë mundur të vërë re atentatorët.

Policia ende nuk ka gjetur automjetin “Mercedes” me të cilin lëviznin atentatorët, ndërsa është konfirmuar që targat e përdorura ishin të vjedhura. Sipas të dhënave zyrtare, targa që mbante mjeti i autorëve të krimit i përkisnin një mjeti “Smart”. Mes katër personave të plagosur ishte edhe vëllai i viktimës, Blerim Çela, 28 vjeç, si dhe Arben Dani, 46 vjeç, dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco