Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhje direkte me demokratët e diasporës, nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli

Vrasja që tronditi Tiranën/ Dalin detaje të reja nga dosja hetimore

Vrasja që tronditi Tiranën/ Dalin detaje të reja nga dosja hetimore

09:09, 05/01/2022
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë na vrasja që tronditi Tiranën mbrëmjen e 4 janarit. Sipas dyshimeve paraprake të policisë dyshohet se objektiv i atentatit a qenë Edmond Crroi, 41 vjeç, i akuzuar në Itali për trafik drogë dhe dy nipërit e tij, Blerim Çela, 28-vjeç dhe Erion Çela, 35-vjeçari, i cili mbeti viktimë e breshërisë së plumbave të kallashnikovit.

Dyshohet se autorët i kanë ndjekur prej kohësh lëvizjet e dajës dhe kanë pritur rastin që ta gjendej bashkë me dy nipërit për të kryer sulmin.

Crroj rezulton me precedent të theksuar kriminal jashtë vendit, ku është akuzuar në Itali për trafik droge.

Autorët, të cilët lëviznin me një mjet tip “Benz” qëlluan nga jashtë në drejtim të lokalit ku ndodheshin në një tavolinë viktima dhe të tjerët. Viktima kishte mbajtur edhe emrin Adriatik Çela, ndërsa ishte pronar i një tabakino, që ndodhet shumë pranë vendit ku u vra. Mësohet se 35-vjeçari priste të bëhej baba.

Në vendin e ngjarjes policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë pasi të gjitha kanë mbetur në makinën e autorëve. Kjo ka shtuar akoma më shumë dyshimet e hetuesve se kemi të bëjnë me vrasës profesionistë.

Atentati ndodhi rreth orës 16:15, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Personat e armatosur lëviznin me një automjet tip “Mercedes E Class” të zi dhe vetëm njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri kallashnikovi nga jashtë në drejtim të lokalit, ku ndodheshin të ulur në një tavolinë viktima dhe personat e tjerë. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend Erion Çela si dhe janë plagosur katër të tjerë, të cilët janë dërguar te Spitali i Traumës.

Të plagosurit janë: Arben Dani 46 vjeç, Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, Edmond Crroi, 41 vjeç daja i viktimës dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç. Ky i fundit është kamarier i lokalit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco