Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhje direkte me demokratët e diasporës, nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli

Masakra në 'Don Bosko'/ Objektivi i atentatit ishte daja i viktimës

Masakra në 'Don Bosko'/ Objektivi i atentatit ishte daja i viktimës

09:03, 05/01/2022
A+ Aa A-

Edmond Crroj, daja i Erion Çelës që mbeti viktimë nga plumbat një ditë më parë në zonën e 'Don Boskos' në Tiranë, dyshohet të ketë qenë objektivi i atentatit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët i kanë ndjekur prej kohësh lëvizjet e tij dhe kanë pritur rastin që të gjendej bashkë me dy nipërit.

41-vjeçari rezulton të ketë probleme me drejtësinë jashtë vendit për trafik narkotikësh.

Autorët, të cilët lëviznin me një mjet tip “Benz”, qëlluan nga jashtë në drejtim të lokalit ku ndodheshin në një tavolinë viktima Erion Çela dhe të tjerët. Viktima kishte mbajtur edhe emrin Adriatik Çela, ndërsa ishte pronar i një tabakino, që ndodhet shumë pranë vendit ku u vra.

Mësohet se 35-vjeçari priste të bëhej baba i një vajze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco