FOTO+VIDEO/ Momenti kur viktima dhe të plagosurit nxirren nga lokali në 'Don Bosko'

FOTO+VIDEO/ Momenti kur viktima dhe të plagosurit nxirren nga lokali në 'Don Bosko'

21:47, 04/01/2022
A+ Aa A-

Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i një ngjarje të rëndë me të shtëna armësh në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një lokal në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.

Në pamjet që sjell SYRI shihet momenti kur janë nxjerrë nga lokali viktima dhe të plagosurit. 

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se është qëlluar me kallashnikov nga dera e pasme e një automjeti tip 'Mercedez Benz' i zi.

Sakaq, ngjarja ka shokuar banorët dhe klientët në lokal, të cilët kanë qenë dëshmitarë. 

Nga ngjarja humbi jetën 35-vjeçari Erion Çela, ndërsa vëllai i tij, Blerim Çela 28 vjeç mbeti i plagosur rëndë. 

Ndërsa të plagosur janë Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë, Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull. 

Gjithashtu i plagosur në bark dhe këmbë ka mbetur edhe Edmond Crroj 41 vjeç. 

Ata janë qëlluar brenda në tavolinën e një lokali nga persona që kanë hapur zjarr nga jashtë. 

 

Ngjarja

Erion Çela 35 vjeç, humbi jetën
Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe fytyrë, vëllai i viktimës
Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë
Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull
Edmond Crroj 41 vjeç i plagosur në bark dhe këmbë

Njoftimi i Policisë

Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në "Don Bosko", në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç. 

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip "Mercedes-Benz".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco