Detaje nga ngjarja në Don Bosko, viktima do bëhej së shpejti baba

Detaje nga ngjarja në Don Bosko, viktima do bëhej së shpejti baba

21:00, 04/01/2022
A+ Aa A-

Viktima në atentatin e sotëm në Don Bosko të Tiranës, Erion Çela, pritej që së shpejti të bëhej baba.

Bashkëshortja e viktimës sot në atentat mësohet se është shtatëzënë dhe se priste të sillte në jetë një vajzë.

Erion Çela ishte ulur në një lokal pranë Don Boskos, bashkë me të afërmit, kur edhe është qëlluar me armë zjarri. Të afërmit e tij janë plagosur.

Përveç Çelës, i cili ka marrë plagë në këmbë dhe në fytyrë, kanë mbetur të plagosur edhe Edmond Crroj 41 vjeç, daja i viktimës, Azbi Selimaj 19 vjeç, kamerier i lokalit, i cili ka marrë plagë në shpatull dhe Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco