FOTO/ Atentati në ‘Don Bosko’, trupi i viktimës në vendin e ngjarjes

FOTO/ Atentati në ‘Don Bosko’, trupi i viktimës në vendin e ngjarjes

20:54, 04/01/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Don Bosko të Tiranës.

Brenda një lokali ku ishin të pranishëm disa persona, është qëlluar me armë zjarri kallashnikov.

Viktimë e atentatit mbeti shtetasi Erion Çela, 35 vjeç. Ndërsa, të plagosur kanë mbetur Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë, Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull, Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë. Ky i fundit është vëllai i viktimës.

Gjithashtu i plagosur në bark dhe këmbë ka mbetur edhe Edmond Crroj 41 vjeç. Të gjithë mësohet se janë me origjinë nga Dibra.

Ndërsa, janë publikuar edhe pamjet, ku shihet trupi pa jetë i viktimës. Viktima shihet shtrirë përdhe pa jetë në lokal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco