Me origjinë nga Dibra/ Kush është viktima në ‘Don Bosko’ dhe biznesi ngjitur me vendin e atentatit

Me origjinë nga Dibra/ Kush është viktima në ‘Don Bosko’ dhe biznesi ngjitur me vendin e atentatit

20:09, 04/01/2022
A+ Aa A-

Të tjera detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur në një lokal në ‘Don Bosko’, ku mbeti i vdekur 35-vjeçari Erion Çela e të plagosur 4 të tjerë, mes tyre edhe vëllai i viktimës. 

Nga informacionet për mediat, mësohet se viktima dhe të afërmit ishin me origjinë nga Dibra, por jetonin në Maminas.

Viktima 35 vjeçare raportohet se kishte një dyqan cigaresh ngjitur me lokalin ku ndodhi atentati.

Kjo ishte dhe arsyeja se përse ai ulej gjithmonë në ngjitur me xhamin, për të monitoruar biznesin e tij.

Ndërkohë, deri më tani dihet se një automjet tip “Benz” ka ardhur nga zona e Spitalit të Traumës dhe është vendosur në afërsi të lokalit, më pas po nga mjeti është hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të 5 personave.

Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar sërish po nga e njëjta rrugë që kanë ardhur dhe kanë humbur gjurmët mes lagjeve të Laparakës.

Aktualisht, nuk ka raportime për makinë të djegur, siç ndodh rëndomtë në të tilla ngjarje kriminale, ndërsa targat e mjetit që është përdorur për të kryer atentatin, rezultonin të vjedhura rreth një muaj në parë në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco