Pasagjerja 72 vjeçe pëson atak kardiak në makinë

Pasagjerja 72 vjeçe pëson atak kardiak në makinë

18:38, 04/01/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një 72-vjeçare ka ndërruar jetë në automjet.

Dyshohet se e moshuara ka pësuar atak kardiak brenda në automjet.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 17:25, në rrugën e "Kavajës", në mjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. K, ka ndërruar jetë pasagjerja shtetasja L. R., rreth 72 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco