Vëllezërit Çela objektiv i atentatit të 'Don Boskos', daja i tyre me precedent penal/ EMRI

Vëllezërit Çela objektiv i atentatit të 'Don Boskos', daja i tyre me precedent penal/ EMRI

18:19, 04/01/2022
A+ Aa A-

Vëllezërit Erion dhe Blerim Çela dyshohet të kenë qenë objektivi i masakrës së 'Don Boskos'. 

35-vjeçari Erion Çela humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa vëllai i tij, Blerim Çela 28 vjeç mbeti i plagosur rëndë. 

Viktima rezulton me dy emra Erion dhe Aleksandër Çela, ndërsa nuk dihet ende se pse ai ka ndërruar emrin, edhe pse nuk ka të dhëna për rekorde kriminale me këto gjeneralitete. 

Ndërkohë, mësohet se Edmond Crroj 41 vjeç i cili mbeti gjithashtu i plagosur, rezulton me precedent penal në Itali. 

41-vjeçari ka qenë i dënuar për trafik droge në shtetin fqinj. 

Bëhet me dije po ashtu se targat e automjetit të autorëve, tip 'Benz' me ngjyrë të zezë, janë vjedhur në Tiranë nga një makinë “Smart”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco