Skandal/ Atentati mafioz 500 metra larg nga ‘Trauma’, ambulanca shkoi 30 minuta me vonesë

Skandal/ Atentati mafioz 500 metra larg nga ‘Trauma’, ambulanca shkoi 30 minuta me vonesë

18:25, 04/01/2022
A+ Aa A-

Atentati mafioz që tronditi pasditen e sotme kryeqytetin ndodhi rreth orës 16:15.

Viktima dhe të plagosurit ishin ulur brenda ambienteve të lokalit “Focus” kur nga jashtë u hap zjarr me breshëri kallashi nga një makinë tip “Benz” brenda së cilës ishin tre persona.

Policia ka arritur direkt pas atentatit, ndërsa ambulancat me rreth 30 minuta vonesë edhe pse spitali i Traumës është vetëm 500 metra larg vendit të ngjarjes ku ndodhi atentati në “Don Bosko”

SYRI ka mësuar se i vrarë me armë zjarri ka mbetur Erion Çela 35 vjeç.

Ndërsa të plagosur janë Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë, Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull, Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë. Ky i fundit është vëllai i viktimës.

Gjithashtu i plagosur në bark dhe këmbë ka mbetur edhe Edmond Crroj 41 vjeç.

Ata janë qëlluar brenda në tavolinën e një lokali nga persona që kanë hapur zjarr nga jashtë.

Autorët dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri kallashnikov dhe janë larguar me një automjet 'Benz' ngjyrë e zezë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco