Makina përplas punonjësin e policisë së qarkullimit në Korçë

Makina përplas punonjësin e policisë së qarkullimit në Korçë

18:23, 04/01/2022
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të fshatit Lumalas, në Korçë.

Një automjet ka përplasur një punonjës policie të qarkullimit rrugor.

Punonjësi i policisë u transportua drejt Spitalit të Korçës dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit u ndalua dhe po shoqërohet në komisariatin e policisë.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi Xh. A., i cili drejtonte mjetin tip "Benz", ka përplasur punonjësin e policisë rrugore E. Ç., që ka qenë në shërbim, në këtë linjë.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa punonjësi i policisë u dërgua për ndihmë mjekësore në Spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco